Alarm fals për Benzemanë

Futboll

Alarm fals për Benzemanë

Më: 21 prill 2023 Në ora: 11:25
Alaba e Benzema

Një lajm i mirë dhe një tjetër i keq kanë ardhur nga infermieria e Realit të Madridit dhe që kanë të bëjnë me kapitenin Benzema dhe mbrojtësin David Alaba.

Të dy lojtarët dolën të dëmtuar nga takimi i mesjavës në Champions kundër Çelsit.

Por stadet e dëmtimit të tyre janë të ndryshme.

Kapiteni Karim Benzema për habinë e të gjithëve është shfaqur të enjten rregullisht në seancën stërvitore të ekipit, me klubin që ka bërë me dije se francezi nuk ka asnjë shqetësim.

Krejt ndryshe situata me mbrojtësin Alaba. Dëmtimi i austriakut është disi më i ndërlikuar dhe siç raportojnë mediat spanjolle, për momentin ajo që dihet është se Alaba do të mungojë të paktën dy javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat