Allegri injoron Manchester United-in

Futboll

Allegri injoron Manchester United-in

Më: 21 prill 2023 Në ora: 12:00
Allegri

Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Europa League-s, ku do të përballen me Sevilla-n. I pyetur në media nëse priste Manchester United-in si kundërshtar, Allegri është përgjigjur se priste pikërisht Sevilla-n.

Trajneri i Juventusit ka vlerësuar maksimalisht spanjollët, duke injoruar kështu Manchester United-in.

“Sinqerisht e prisja Sevilla-n…

Është një ekip i ndyrë, ata luajnë mirë, driblojnë.

Ata kanë fituar shumë Europa League, kanë avantazhe.

Shenjat nga ndeshja e fundit ishin në favor të tyre, unë kisha këtë ndjenjë”, ka deklaruar Massimiliano Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat