Rrahmani vendos për të ardhmen

Futboll

Rrahmani vendos për të ardhmen

Më: 21 prill 2023 Në ora: 14:30
Rrahmani

Amir Rrahmani ka qenë nja nga lojtarët kyç për Napolin këtë sezon, ku së bashku me Kim Min-Jae kanë bërë një dyshe mjaft të fortë në mbrojtjen e “axurrëve”.

Për këtë arsye, Napoli nuk kërkon që ta humbasë mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës, duke e “blinduar” me një kontratë të re.

Ai do të firmosë një kontratë 5-vjeçare deri në vitin 2028.

Duket se çdo gjë është e kryer dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat