Arsenali ndeshet me Southamptonin

Futboll

Arsenali ndeshet me Southamptonin

Më: 21 prill 2023 Në ora: 16:21
Pamje nga një ndeshje

Xhiroja e 32-të në Premierligë hapet këtë të premte me sfidën mes Arsenalit e Southamptonit. 

“Topçinjtë” hyjnë në këtë sfidë me qëllim të qartë, vetëm fitoren, pasi edhe një gabim tjetër i tyre do të ishte i pafalshëm.

Gabimet në ndeshjet e kaluara kanë bërë që të jenë vetëm katër pikë e me një ndeshje më shumë se pozita e dytë.

Një tjetër përparësi e tyre është se përballen me ekipin e fundit të tabelës, siç është Southamptoni.

Nga ekipet e mëdha, të shtunën luan vetëm Liverpooli, të cilët e presin Notinghem Forestin.

Që të dy klubet kanë dëshpëruar këtë edicion me rezultate, e sidomos Liverpooli, të cilët janë të tetit në klasifikim, derisa Foresti në zonën e kuqe, të 18-tit.

Të dielën, luajnë ekipi i katërt dhe i pestë i tabelës, Newcastle United e pret Tottenhamin.

Dallimi mes tyre është tri pikë, Newcastle i katërti derisa Tottenhami i pesti, por ka një përballje më pak të luajtur.

Dy ekipet e Manchesterit, City e United këtë javë kanë angazhim në Fa Cup, kështu që ndeshjet e tyre në Ligë janë shtyrë.

United do të luajë ndaj Brightonit, derisa City takohet me Sheffield United në gjysmëfinalen tjetër. Të kuqtë janë dashur të luajnë përballë Chelseat, derisa të kaltrit ndaj Brightonit.

Në Serie A, kryendeshja e xhiros së 31-të do të jetë Juventus – Napoli.

Ekipi napolitan është shumë afër titullit kampion, që i mungon tash e disa dekada.

Ata janë të parët në tabelë me 14 pikë më shumë se pozita e dytë.

Kurse, Bardhezinjtë janë të motivuar pas kalimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe pasi iu kthyen 15 pikët që u ishin marrë, falë të së cilave e shohin veten në vendin e tretë në tabelë.

Ekipi i dytë i tabelës, Lazio këtë javë e pret Torinon e vendit të 11-të dhe me fitore do e blindojnë pozitën e dytë.

Roma që është e katërta, do të ketë ndeshje shumë të fortë në udhëtim te Atalanta e pozitën së gjashtë.

Në vendet pesë dhe gjashtë janë dy ekipet e qytetit të Milanos, Milani e Interi.

“Rossonerët” e presin Leccen, derisa Zikaltrit i shkojnë Empolit.

Super derbi këtë javë do të kemi edhe në La Liga, Barcelona e pret Atletico Madridin.

Katalunasit janë të krye të tabelë me 11 pikë më shumë se pozita e dytë, e 13 më shumë se Atletico që është i treti.

Ekipi i dytë i tabelës, Reali këtë javë të 30-të e pret Celta Vigon, e cila është e 12-ta.

Në Bundesliga, Bayern Munich është lider me vetëm dy pikë më shumë se Borussia Dortmundi i dyti.

Bayerni në xhiron e 29-të i shkon Mainzit, e në shtëpi luan Dortmundi që ka punë me Eintracht Frankfurtin.

Për fund, në Ligue 1, xhiron e 32-të e hap lideri dhe njëherësh kampioni, Paris Saint-Germani.

PSG luan të premten në udhëtim te Angers.

Tetë pikë është diferenca e parisienëve me Marseille, që është në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat