Presidenti i spanjollëve paralajmëron Juventusin

Futboll

Presidenti i spanjollëve paralajmëron Juventusin

Më: 21 prill 2023 Në ora: 18:59
Pamje nga një ndeshje

Sevilla arriti të kalojë në gjysmëfinale të Europa League pasi mundi Manchester United.

Spanjollët i pret një tjetër test i vështirë, teksa këtë herë do të përballen me Juventusin.

Presidenti i Sevilla, Pepe Castro, ka paralajmëruar bardhezinjtë duke i treguar se Europa League është shtëpia e dytë për ekipin e tij.

“Sevilla luan në Europa League dhe transformohet, mund të bëjë gjithçka.

Ne shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Ndeshja e djeshme ishte një nga më të mirat për ne, por nuk më befasoi se kemi një ekip fantastik”, tha Castro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat