Manchester City është në garë për tre trofe

Futboll

Manchester City është në garë për tre trofe

Më: 21 prill 2023 Në ora: 19:43
Manchester City

Në rast të fitores së Premier League, FA Cup dhe Champions League, lojtarët më të rëndësishëm të City-t do të përfitojnë bonuse me të vërtetë të rëndësishëm.

Manchester City është në garë për t’i fituar të tre kompeticionet kryesore të sezonit: Premier League, FA Cup dhe Champions League.

Për momentin, skuadra e drejtuar nga Guardiola është në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë dhe të Champions-it dhe në vendin e dytë në kampionat 4 pikë larg Arsenal-it kryesues me një ndeshje më pak.

Sipas Daily Mail, në rastin e një Triplete disa lojtarë, ata më të rëndësishmit të skuadrës, do të përfitojnë 2.27 milionë euro bonus (2 milion sterlina) secili.

Nga sa mësohet, shpërblimet janë të strukturuar në mënyrë individuale dhe për këtë arsye nuk do të ketë një shumë që do të ndahet në mënyrë të barabartë. Bonuset për kampionatin shkojnë nga 200 mijë sterlina deri në 900 mijë. Janë pak më të ulët ato që kanë lidhje me Kupën e Anglisë.

Futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës si, për shembull, De Bruyne do të marrin rreth 1.1 milionë në rast të një suksesi në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat