PSG “përzë” nga skuadra spanjollin

Futboll

PSG “përzë” nga skuadra spanjollin

Më: 22 prill 2023 Në ora: 14:57
Logo e PSG -s

Në shtatorin e vitit të kaluar, Paris Saint-Germain transferoi nga Valencia për shifrën e 18 milionë eurove Carlos Soler.

26-vjeçari shihej si një opsion me shumë vlera për kreativitetin në mesfushë pasi në LaLiga ia kishte dalë të shndërrohej në një prej më të mirëve në rolin e tij.

Por, trajneri Christophe Galtier nuk e ka konsideruar në asnjë moment si një titullar duke e përfshirë më shumë nga stoli me Soler që ia ka dalë të shënojë vetëm tre gola si dhe të asistojë në po tre raste.

Në këtë formë, spanjolli nuk është i lumtur në kryeqytetin francez dhe në merkaton verore pritet të lëvizë për të gjetur një tjetër destinacion me dëshirën për t’u ndjerë sërish i rëndësishëm ashtu si në periudhën kur aktivizohej me Valencian.

Edhe drejtuesit e PSG nuk do të bëhen pengesë për Soler dhe sapo një ofertë e konsiderueshme të mbërrijë, do ta lejojnë të largohet pavarësisht kontratës që është e vlefshme deri në vitin 2027.

Kujtojmë se Soler është pjesë e kombëtares së Spanjës dhe ishte i grumbulluar në Botërorin e zhvilluar në Katar. Me fanellën e “La Furia Roya”, Soler ka regjistruar 14 paraqitje duke shënuar edhe katër gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat