Brambati godet Inzaghin

Futboll

Brambati godet Inzaghin

Më: 22 prill 2023 Në ora: 15:08
Inzaghi

Ish-mbrojtësi i Torinos, Massimo Brambati, këmbëngul se Interi pasi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve nuk mund ta justifikojë dështimin e trajnerit Simone Inzaghi në Serie A këtë sezon të garave.

Brambati e ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e Inzaghit tek ‘Nerazzurrët’.

“Ai mund të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve, por nëse nuk e fiton atë çfarë mund të thuhet”, tha ish-mbrojtësi.

“Ai mund të ketë bërë mirë në Champions, por nëse e shikohet puna e tij në tërësi, ai mban peshën e goditjes në titullin e sezonin e kaluar dhe të njëmbëdhjetë humbjeve në ligë këtë sezon”, ka theksuar Brambati.

“Nëse të paktën gjysma e tyre do të fitoheshin, ata mund të ishin pikërisht aty të Napoli”, ka pohuar Brambati.

Kujtojmë se Interi tashmë ka humbur gjasat për titull të kampionit në Serie A, por do të luajë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat