Allegri: Nuk mjaftohemi me kualifikim në Champions

Futboll

Allegri: Nuk mjaftohemi me kualifikim në Champions

Më: 22 prill 2023 Në ora: 17:24
Allegri

Juventusit iu rikthyen 15 pikë nga Kolegjit të garancisë në CONI pas vendimit për ta dënuar dhe kjo ka sjellë jo pak festë në shtëpinë e bardhezinjve.

Kualifikimi në Champions, është më afër se kurrë por vetëm kaq nuk e kënaq tranerin Alegri.

Trajneri i bardhezinjve shprehet se vendimi e ka dëmtuar skuadrën duke qenë se e demoralizoi.

Ai është i bindur se nëse dënimi nuk do të vinte, skuadra e tij do të kishte më shumë pikë, duke shtuar se kualifikimi në Champions nuk i mjafton.

“Është e lehtë që kur ndodh diçka, të mendosh se çfarë do të kishte ndodhur ndryshe.

Mendoj se po bëjmë një punë të gjithë. Dikush mund të thotë jemi bërë më kompaktë por nëse nuk do të na i kishin hequr pikët, jam i bindur se do të kishim 10 pikë më shumë.

Nga ana mentale, është e vështirë të shpjegohet. Çunat po bëjnë shumë mirë në fushë dhe për momentin, nuk jemi të kënaqur vetëm me kualifikim në Champions”, u shpreh Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat