Dy gola për pesë minuta, spektakël verdhezi në “Iduna Park”

Futboll

Dy gola për pesë minuta, spektakël verdhezi në “Iduna Park”

Më: 22 prill 2023 Në ora: 19:08
Dortmund

Zhbllokohet Borussia Dortmund-Eintracht Frankfurt!

Vendasit kanë një shans të artë për të parakaluar Bayernin në krye të renditjes dhe kanë gjetur golin e avantazhit.

Minuta e 19’, lëvizje e bukur e Jude Bellingham dhe goditje e saktë. Topi në rrjetë dhe festë në “Signal Iduna Park”.

Vendasit gjetën edhe golin e dytë pesë minuta më vonë me anë të Donyell Malen, i cili gjeti golin e gjashtë sezonal në Bundesliga.

Meritë pati edhe Adeyemi me asistin e tij falë një kërcimi fantastik. 2-0 për Dortmundin, rezultat që sjell vendin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat