Tirana feston në “Loro Boriçi”

Futboll

Tirana feston në “Loro Boriçi”

Më: 22 prill 2023 Në ora: 20:08
Tifozët

Tirana ia del edhe në “Loro Boriçi”. Kampionët e Shqipërisë fituan 0-1 në Shkodër përballë Vllaznisë vendase. 

Kristal Abazaj realizoi golin e fitores në minutën e 43’.

Ky ishte triumfi i katërt radhazi për bardheblutë e Orges Shehit.

Tirana është ngjitur në kuotën e 56 pikëve, tetë më shumë se Partizani që pret Bylisin në shtëpi të dielën.

Fitore arriti edhe Teuta në derbin kundër Erzenit. Skuadra durrsake mposhti 2-0 shijakasit. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Sherif Kallaku ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 64’.

14 minuta përpara fundit, Teuta gjeti edhe golin e qetësisë me anë të Lorenco Vilës. Skuadra e Edi Martinit mbërrin Erzenin në kuotën e 38 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat