Cake: Nuk ka rëndësi kush shënon, të vazhdojmë me fitore

Futboll

Cake: Nuk ka rëndësi kush shënon, të vazhdojmë me fitore

Më: 22 prill 2023 Në ora: 23:34
Klisman Cake

Shkëndija bën maksimalisht interesante garën për titullin e kampionit, duke fituar 1:0 Bregallnicën në takimin e xhiros së 28-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni dhe afrohet në 3 pikë me liderin Struga Trim&Lum kur kanë mbetur edhe 5 xhiro deri në fund të sezonit. 

Klisman Cake përveç super paraqitjeve në mbrojtje, dy ndeshjet e fundit gjen edhe golin, ndërsa nëse kundër Tikveshit shënoi gol të bukur në fitoren bindëse, sot ndaj Bregallnicës realizimi i tij kishte vlerën e tre pikëve. 

“Ishte një ndeshje e balansuar, por ekipi jonë dinte si të tregojë vlerat. Shënuam golin, menaxhuam lojën dhe morëm fitoren dhe tre pikët që na nevojiteshin. 

Jam shumë i kënaqur pasi golat çdokënd e kënaqin, pavarësisht nëse je mbrojtës apo sulmues.

Por më të rëndësishme janë fitoret e ekipit dhe të vazhdojmë me suksese.“

Më shumë më pëlqeu ky i sotshmi sepse ishte më i vlefshëm, pasi na dha tre pikët dhe na mban në garë për titullin kampion”, tha Cake.

Çinari të ktheu asistin?

Klisman Cake përgjigjet: “Tani jemi 1:1, pasi më ktheu asistin (haha qeshet).

Herën tjetër unë e kam radhën.

Nuk ka rëndësi kush asiston e kush sulmon, vetëm të marrim tre pikët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat