Real Madrid gjen “Benzema-n” e ri në Seria A

Futboll

Real Madrid gjen “Benzema-n” e ri në Seria A

Më: 23 prill 2023 Në ora: 11:17
Benzema

Real Madrid gjen “Benzema-n” e ri në Seria A!

Rasmus Hojlund është duke u ndjekur me interes të madh nga Real Madrid.

Sipas raportimeve të medieve italiane, “Los Blancos” e konsiderojnë sulmuesin e Atalanta-s një profil interesant dhe “trashëgimtar” të Karim Benzema.

Megjithatë duhet parë nëse ky afrim do të ndodh në merkaton e verës, pasi kontrata e fituesit të “Topit të Artë” skadon së shpejti dhe ende nuk dihet nëse palët do rinovojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat