Emocionuese

Futboll

Emocionuese

Më: 23 prill 2023 Në ora: 11:33
Pamje kur lojtari mbetet i shtrirë në fushë

Në vitin 2007 kur po luhej ndeshja Sevilla - Getafe, futbollisti Antonio Puerta që mbante veshur fanellën e Seviljas ndërroi jetë në fushë.

Figura e futbollistit Puerta nuk është harruar nga tifozët e skuadrës së Seviljas, të cilët para ndeshjes ndaj Manchester Utd, kanë vizituar shtëpinë e tij për homazhe.

Puerta ishte një futbollist 22-vjeçar i dalë nga akademia e Seviljas dhe më pas, pjesë e rëndësishme e skuadrës së parë.

Pas një arresti kardiak, ish-mbrojtësi i majtë nuk arriti t’ia dilte edhe pas ndihmës që iu dha në spital, duke ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat