Kombëtarja U-15 nis të hënën grumbullimin 3-ditor, trajneri Dama fton 23 lojtarë

Futboll

Kombëtarja U-15 nis të hënën grumbullimin 3-ditor, trajneri Dama fton 23 lojtarë

Më: 23 prill 2023 Në ora: 12:01
Kombëtarja U-15 e Shqipërisë

Ekipi Kombëtar U-15 që drejtohet nga trajneri Armand Dama do të nisë nga kjo e hënë një grumbullim tre ditor me lojtarë të vitlindjes 2009.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ky grumbullim do të zhvillohet në Durrës dhe do të ftohen 23 futbollistë.

Të gjithë lojtarët e thirrur aktivizohen në kampionatin vendas dhe kanë marrë një ftesë nga stafi kuqezi pasi kanë spikatur me paraqitjet e tyre në kompeticionet kombëtare apo edhe në turneun e përfaqësueseve rajonale të zhvilluar në muajin janar.

Image

Lista

Trajneri Armand Dama do të ketë në dispozicion grupin për tre ditë dhe stërvitjet do të zhvillohen në ambientet e kompleksit Tropikal. Përveç seancave stërvitore, në ditën e tretë të grumbullimit ekipi kombëtar U-15 do të ketë mundësinë të zhvillojë edhe një miqësore ndaj ekipin kombëtar U-15 B.

Për stafin kuqezi dhe trajnerin Armand Dama, ky grumbullim tre ditor është shumë i rëndësishëm për të vëzhguar lojtarët e vegjël e për të testuar gjendjen e tyre, si edhe për të formuar një grup solid në kuadër të turneut të përvitshëm “Josip Katalinski Škija” që do të zhvillohet në Bosnje – Hercegovinë përgjatë muajit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat