Klopp për Nunez: Ky është problemi më i madh që ka

Futboll

Klopp për Nunez: Ky është problemi më i madh që ka

Më: 23 prill 2023 Në ora: 15:51
Klopp

Në prag të ndeshjes së kampionatit të Liverpool-it të tij kundër Nottingham Forest, Jurgen Klopp ka folur për sfidën, por edhe për skuadrën e tij me komente specifike për Salah dhe Darëin Nunez.

Pikërisht në lidhje me sulmuesin e Uruguait, trajneri gjerman ka dashur të thotë disa fjalë më shumë për të nënvizuar sa e vështirë është të gjykosh sezonin e tij të parë me Të Kuqtë duke pasur parasysh vështirësitë e mëdha që ka pasur ekipi.

“Darëin ka padyshim cilësi të ndryshme nga gjithë lojtarët e tjerë dhe kjo është një gjë e mirë për Liverpool-in. Ai është me të vërtetë i fortë dhe është një makinë.

Ka shënuar gjithsesi një numër të mirë golash në këtë sezon.

“Por nuk duhet ta gjykojmë për këtë sezon debutues në të cilin ka pasur nevojë të përshtatet.

Anglishtja e tij nuk është shumë e mirë, për të mos se nuk ekziston”, ka shpjeguar Klopp.

“Nuk është as mënyra më e mirë për të debutuar në një sezon të vështirë për të gjithë.

Por s’ka problem, ky i yni është një projekt afatgjatë. Jemi në rrugën e duhur për të bërë mirë dhe për t’u përmirësuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat