Ballkani nuk përmbahet, turpëron Trepçën ’89

Futboll

Ballkani nuk përmbahet, turpëron Trepçën ’89

Nga: K. G. Më: 23 prill 2023 Në ora: 16:50
Ballkani

Ballkani i Therandës, në stilin e kampionit, me lojë e rezultat 7:2 ka turpëruar Trepçën ’89 nga Mitrovica, në takimin e javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Trepça ’89 ka pësuar fiasko, thuajse asgjë nuk i shkoi ndoresh në Therandë.

Golat i realizuan për Ballkanin Berisha (30’ e 43’), Dellova (37’), Rrahmani (47’ e 67’), Kuç (65’) dhe Harmon (73’) dhe për Trepçën ’89 shënuan Gashi (84'), Adu-Kwaw (90')..

Ballkani rikthehet në krye të tabelës me 61 pikë, ka një më shumë se Drita në vend të dytë dhe Trepça ’89 renditet në pozitën e tetë me 33 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat