Newcastle poshtëron Tottenhamin

Futboll

Newcastle poshtëron Tottenhamin

Nga: K. G. Më: 23 prill 2023 Në ora: 16:50
Pamje nga ndeshja

Newcastle ka treguar lojë të madhe duke e poshtëruar me rezultat 6:1 Tottenham-in, në takimin e javës së 32-të të Premier League. 

Për 21 minuta e parë, Newcastle ka realizuar pesë herë përmes futbollistëve Murphy (2' e 9), Joelinton (6'), Isak (19' e 21'). 

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola, Kane në minutën e 49-të ngushton rezultatin në 5:1 dhe Wilson thellon fitoren në 6:1 në atë të 67-tën. 

Humbje që gjatë do të mbajë në mend Tottenhami.

Newcastle renditet në vend të tretë me 59 pikë dhe Tottenham është në të 5-tin me 53 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat