Dukagjini i merr pikë Llapit 

Futboll

Dukagjini i merr pikë Llapit 

Nga: K. G. Më: 23 prill 2023 Në ora: 16:56
Arbër Shala

Dukagjini i Klinës ka marrë një pikë të madhe nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Dukagjinasit barazuan me rezultat 1:1 me Llapin, në takimin e javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Për Llapin shënoi Alidema (29’) e për Dukagjinin Shala (26’).

Në fund të takimit, Basriu shpëton gol të sigurt, duke hequr topin nga vija fatale dhe ia mohoi fitoren llapjanëve. 

Llapi ngec nga vendi i tretë për 6 pikë, duke u renditur në të gjashtin me 40 sosh sa ka edhe Dukagjini në të pestin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat