Partizani mposht Bylisin, mbetet në lojë për titullin

Futboll

Partizani mposht Bylisin, mbetet në lojë për titullin

Më: 23 prill 2023 Në ora: 20:00
Pamje nga ndeshja

Partizani ushtroi presion që në minutat e para në gjysmëfushën e ballshiotëve, por episodi i parë për t’u shënuar u regjistrua në portën e të kuqve, me portierin Rexhepi që shmangu një autogol të Mba, në zhvillimet e një këndoreje.

Gjithsesi, në minutën e 18-të do të vinte goli i parë i sfidës, i shënuar nga Rrapaj, pas një aksioni personal.

Nuk vonoi shumë dhe Bylisi (35’) gjeti golin e barazimit.

Trumçi hodhi një kros drejt zonës, ku Esquerdinha nuk hezitoi për ta dërguar me kokë topin në rrjetë.

Partizani, sigurisht nuk mund të pajtohej me një pikë. Në fillim të pjesës së dytë Rrapaj fitoi një 11-metërsh, të cilën e shndërro në gol Da Silva.

Ky rezultat nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me Partizanin që mban gjallë shpresat për titullin kampion, ndërsa Bylisi duhet të shtrëngojë fort dhëmbët në gjashtë javët e mbetura për të siguruar mbijetesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat