Vedat Muriqi me Mallorca-n fitojnë me përmbysje 

Futboll

Vedat Muriqi me Mallorca-n fitojnë me përmbysje 

Nga: K. G. Më: 23 prill 2023 Në ora: 20:22
Vedat Muriqi

Mallorca ka përforcuar pozitën e mesit të tabelës në kampionatin spanjoll.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, me ekipin e Mallorca-s, shënojnë fitore me përmbysje, me rezultat 3:1 ndaj Getefa-s, në takimin e javës së 30-të.

Lee Kang-In (57' e 90+6') e Raillo (64') shënojnë për Mallorca-n dhe Mayoral (23') realizoi për Getafe-n.

Muriqi u paraqit titullar dhe u zëvendësua në minutën e 81-të.

Mallorca renditet në vend të 10-të me 40 pikë e Getafe në të 16-tin me 31 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat