Xavi: Fitore kyçe për titullin, Ter Stegen garanci

Futboll

Xavi: Fitore kyçe për titullin, Ter Stegen garanci

Më: 23 prill 2023 Në ora: 21:00
Xavi Hernandez

Xavi Hernandez nuk mund të ishte veçse i kënaqur me rezultatin e ndeshjes ndaj Atleticos së Madridit, që e afron ekipin e tij me titullin kampion në LaLiga, pasi diferenca me Realin u rikthye shpejt në 11 pikë.

“Është një fitore shumë e rëndësishme. Ishte kyçe për objektivin tonë. Ne mundëm një ekip të madh. Ata patën raste, por ne dominuam. Duhej të shënonim golin e dytë, që do të na kishte dhënë qetësi mendore.”

“Përkushtimi dhe përfshirja e tyre janë të rëndësishme. Ata morën topin dhe vrapuan shumë. Përtej individualiteteve, bëmë një lojë të shkëlqyer. Jam shumë i kënaqur”.

“Marc është në mesin e tre portierëve më të mirë në botë dhe, për shkak të mënyrës se si ne luajmë, ai është më i miri. Ai është i jashtëzakonshëm, një garanci.

Mbrojtja gjithashtu ka qenë shumë e mire, por Marc ka qenë vendimtar në shumë momente të sezonit”.

Frenkie ishte shumë komod, ndërsa Pedri ndryshon fytyrën e skuadrës, Ferrani gjithashtu i poziciouar mirë. Të gjithë kanë punuar mirë dhe ne kemi mbajtur portën e pastër”.

Lewandowski?

“Ka qenë i suksesshëm në një pjesë të madhe të sezonit, tani jo aq shumë, por golat do të vijnë. Të gjithë sulmuesit duan të shënojnë.

Ata që nuk shënojnë janë të trishtuar, kjo është jeta e një sulmuesi. Ai është golashënuesi më i mirë në liga me 17 gola, imagjinoni si do të ndihen të tjerët?", tha Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat