Klubi i njohur anglez planifikon transferimin e Raphinhas

Futboll

Klubi i njohur anglez planifikon transferimin e Raphinhas

Më: 23 prill 2023 Në ora: 22:27
Raphinha

Newcastle United po planifikon të bëjë një lëvizje për Raphinhan në afatin kalimtar të verës, ka raportuar “Mundo Deportivo”.

Kur braziliani ishte pjesë e Leeds Unitedit, “Magpies” u përpoqën të nënshkruanin me të përpara se ai t’i bashkohej Barcelonës.

Newcastle është në garë për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, një garë në të cilën nuk ka qenë që nga viti 2002, dhe pronarët e klubit janë gati të bëjnë shpenzime të mëdha për të forcuar ekipin.

Raphinha është pjesë e planeve të Xavit, por largimi i tij nuk përjashtohet nëse ka ndonjë ofertë të duhur.

Barça po vazhdon të ketë vështirësi financiare dhe mendohet se mund të ketë shitje të konsiderueshme lojtarësh këtë verë, pasi klubi duhet urgjentisht të ulë faturën e pagave.

26-vjeçari me klubin nga “Camp Nou” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Sipas “Transfermarkt”, Raphinha në tregun e transferimeve vlerësohet me 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat