Asllani mesazh tifozëve të Empolit

Futboll

Asllani mesazh tifozëve të Empolit

Më: 23 prill 2023 Në ora: 22:58
Asllani

Interi arriti një fitore të rëndësishme përballë Empolit në transfertë me rezultatin 0-3, teksa pati dhe minuta për Kristjan Asllanin.

Mesfushori i Kombëtares u fut në 86’ kundër ish-skuadrës së tij duke u pritur me duartrokitje.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Asllani përshëndet tifozët e Empolit, duke shkruar:

“Gjithmonë një kënaqësi të kthehesh në këtë stadium ku jam rritur dhe të shikoj këta fansa sërish! +3”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat