Mesfushori holandez nuk po gjen minuta, në skenë del Liverpooli

Futboll

Mesfushori holandez nuk po gjen minuta, në skenë del Liverpooli

Më: 25 prill 2023 Në ora: 19:16
Ryan Gravenberch

Që pas transferimit nga Ajaxi, mesfushori i talentuar Ryan Gravenberch dukte se po has vështirësi në përshtatjen në Mynih.

20-vjeçari këtë sezon është aktivizuar si titullar vetëm në një ndeshje dhe në total, që nga transferimi, ka arritur të grumbullojë 364 minuta. Shumë pak për një mesfushor me pritshmëri tepër të lartë.

Si pasojë e minutave të pakta, holandezi nuk u grumbullua në Botërorin “Qatar 2022” nga ish-trajneri i Holandës Louis Van Gaal.

Holandezi e ka bërë të qartë që dëshiron të luajë më shumë.

Ai kërkon që në sezon e ardhshëm të jetë titullar.

Trajneri i ri i Bayernit Thomas Tuchel e ka nënvizuar Gravenberch si një talent, por ndikimi i tij ka qenë fare i paktë.

Ofertat për mesfushorin janë të shumta, me Livepoolin pretendent kryesor, por edhe Arsenali e Man. United nuk janë pas. Me këta të fundit që e kanë si kërkesë nga trajneri Erik ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat