Humbja turpëruese ndaj Gironës, Ancelotti i zhgënjyer: Ky nuk është Reali

Futboll

Humbja turpëruese ndaj Gironës, Ancelotti i zhgënjyer: Ky nuk është Reali

Më: 25 prill 2023 Në ora: 23:21
Carlo Ancelotti 

Reali i Madridit pësoi një humbje befasuese ndaj Girona me rezultatin 4:2, duke shtangur mbarë opinionin sportiv.

Skuadra e Carlo Ancelotti shfaqi probleme të shumta, kryesisht në repartin difensiv, teksa kjo gjë u pohua edhe nga vetë trajneri italian, që në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, nuk e ka fshehur zhgënjimin për rezultatin duke deklaruar:

“Është e vështirë të humbasësh kështu! Loja ka qenë e keqe në mbrojtje dhe ky ka qenë çelësi.

Skuadra nuk luajti sot. Ishte një standard shumë i ulët në të gjitha kuptimet. 

Ekipi ishte nervoz. 

Vinicius Junior bëri mirë në nivel individual, ai shënoi një gol dhe dha një asist, por merr shumë kartona të verdhë.

U përpoqëm të përmbysnim rezultatin individualisht. Niveli individual gjithashtu ishte nën atë normal, por jo vetëm për dikë, për të gjithë. Niveli ishte shumë i ulët.

Në shtatë ndeshjet e fundit kemi mbajtur rrjetën të paprekur gjashtë herë.

Ndërsa sot, katër gola.

Shpresoj që lojtarët e mi ta kenë kuptuar.

Nëse jo, atëherë do ta përsëris çdo ditë. Mesazh për tifozët? E kuptoj që jeni të lënduar, ju kërkojmë falje. Edhe ne jemi të lënduar.

Por tifozët ta dinë që do të jemi mirë edhe në finalen e Kupës, edhe në gjysmëfinale kundër Sitit.

A i qendroj mendimit se diferenca prej 11 pikësh me Barcelonën nuk reflekton realitetin?

Është më e vështirë për t’u thënë sot, por kjo ndeshje nuk përfaqëson Madridin.

Ju kërkojmë falje, por duhet të shohim përpara“, ka deklaruar Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat