Çështja Lukaku

Futboll

Çështja Lukaku

Më: 26 prill 2023 Në ora: 11:21
Lukaku

Mauricio Pochetino është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Chelseat në sezonin e ardhshëm.

Njohja dhe eksperienca në Premier League, por edhe dëshira e lojtarëve për të punuar me argjentinasin shtyjnë drejtuesit e “Bluve të Londrës” të nisin negociatat e avancuara me ish-teknikun e Tottenham.

Duket se gjithçka po shkon në rrugën e duhur, madje tekniku 51-vjeçar ka nisur tashmë të mendojë si trajner i Chelseat.

Sipas mediave britanike, Pochetino është i qartë sa i takon të ardhmes së Romelu Lukakut, kartoni i të cilit është në pronësi të londinezëve, por që luan në huazim tek Inter në Itali.

Sipas asaj që raporton The Telegraph, Pochetino do t’i dhurojë një tjetër shans belgut për të treguar vlerat në Stamford Bridge.

I rikthyer te Chelsea nga Inter në vitin 2021 për shumën e 97 milionë paundëve, Lukaku dështoi me trajnerin Thomas Tuchel teksa nuk përshtatej me skemat e gjermanit.

Megjithatë, Pochetino është i gatshëm t’i besojë dhe ka besimin se mund të rikthejë versionin më të mirë të Lukakut në Premier League, si në kohën kur 29-vjeçari vishte fanellën e Everton në vitet 2014-2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat