Katër skuadra kërkojnë lojtarin e Napolit

Futboll

Katër skuadra kërkojnë lojtarin e Napolit

Më: 26 prill 2023 Në ora: 11:33
Kim Min-jae

Man. Siti i është bashkuar klubeve të mëdha angleze në garën për transferimin e mbrojtësit të Napolit, Kim Min-jae.

Ylli i Koresë së Jugut ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, teksa Napoli po shkon drejt titullit të Serie A. Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Kim të bie në radarin e klubeve të mëdha angleze si Man. Junajted, Liverpuli dhe Totenhami.

Megjithatë, këto tre klubeve nuk janë të vetmet nga Premier Liga, pasi do të rivalizohen nga kampioni aktual, Man. Siti.

Sipas mediumit “The Sun”, 26-vjeçari kërkohet nga trajneri i Sitit, Pep Guardiola, ndërsa talentin e tij e admirojnë edhe klubet e tjera. Min-jae nuk është vetëm një mbrojtës fizik, por ai që është shumë i shpejtë dhe komod me topin. Ai do t’i bashkohej një grupi të madh mbrojtës në Siti, i cili përfshin Ruben Dias, Xhon Stons, Natan Ake, Manuel Akanxhi dhe Emerik Laporte.

Çmimi i qendërmbrojtësit thuhet se sillet nga 50 deri në 60 milionë euro, shifër që nuk do të ishte aspak problem për klubet angleze,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat