Balliu: Nuk është objektivi ynë Evropa

Futboll

Balliu: Nuk është objektivi ynë Evropa

Më: 26 prill 2023 Në ora: 12:46
Balliu

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka komentuar sërish për çështjet e fushave, duke u ankuar këtë herë për madhësinë e fushës në stadiumin ku luan ndeshjet e veta Rayo Vallecano.

Në fakt nuk është vetëm Ksavi ai që është ankuar për këtë stadium. Por, këtë herë përgjigjen ai e ka marrë nga një katalanas që luan për Vajekanon.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e kombëtares kuqezi, Ivan Balliu. Ai ka dhënë një intervistë për gazetën “Sport”, duke “qetësuar” trajnerin e Barcelonës.

“Mendoj se fusha e stadiumit tonë është perfekte, ne stërvitemi në stadium vetëm një ditë para ndeshjes. Bari i Vejekasit është gjithmonë në kushte optimale, nuk do të ketë asnjë problem “, deklaroi Balliu para se t’i referohej më tej polemikave të tjera të ndezura nga Ksavi në lidhje me oraret e ndeshjeve në La Liga.

“Këtu jam me Ksavin, kur luan në një orar si ai 16:00 apo 18:00 ndikon shumë.

Është gati e pamundur të luash me diellin në sy”.

“Nuk është objektivi ynë.

Ajo që mund t’iu them është se ne për momentin më shumë shohim poshtë nesh se ata që janë mbi ne.

Kur të sigurojmë mbijetesën mund të mendojmë për tjetër gjë”, tha Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat