Brazili zgjedh trajnerin më 25 maj

Futboll

Brazili zgjedh trajnerin më 25 maj

Më: 26 prill 2023 Në ora: 12:51
Brazili

“Përpara se të kalojmë në “planin B”, dua të verifikoj plotësisht çdo mundësi që mund të realizojmë “planin A”. Kemi një takim me një klub të madh dhe duhet t’i dëgjojmë kërkesat e tyre.

Shpresoj të jem në gjendje të shpall trajnerin tonë të ri më 25 maj”.

Është kjo deklarata e dhënë nga presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, gjatë asamblesë së përgjithshme të futbollit të kësaj Federate.

Kreu i futbollit brazilian nuk përmendi emra, por dihet se “plani A” ka një emër dhe ai është Carlo Ancelotti, i cili në fillim të muajit zbuloi ofertën që i ishte bërë nga CBF dhe se ishte i tërhequr prej saj.

Trajneri italian theksoi se ka ende një vit në kontratën e tij me Real Madrid dhe se nga ana e tij synon ta respektojë atë. Gjithsesi, nëse deri në fund të sezonit skuadra madrilène nuk fiton asnjë trofe, atëherë ai mund të largohet. CBF shpreson dhe pret 25 majin kur do të shpallet lista e skuadrës për grumbullimet e qershorit për Seleçao.

Para kësaj date, Real Madrid do të ketë luajtur finalen e Kupës së Mbretit (6 maj) dhe dy gjysmëfinalet e Champions League (9 dhe 17 maj) dhe situata e Ancelotti do të jetë ndoshta më e qartë. Në rast se negociatat me ish-trajnerin e Milanit, Chelsea dhe Bayern nuk do të mbyllen mirë, atëherë Brazili do të kalojë te “plani B”, ku do të zgjidhet një prej Fernando Diniz, Abel Ferreira dhe Jorge Jesus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat