Ten Hag: Duam të fitojmë çdo lojë

Futboll

Ten Hag: Duam të fitojmë çdo lojë

Më: 26 prill 2023 Në ora: 14:34
Ten Hag

Ditën e nesërme, “djajtë e kuq” të Manchester United do të udhëtojë drejt “Ëhite Heart Lane” aty ku do të ndeshen me rivalët e Spurs, në përballjen e vlefshme për javën e 33-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Mirëpo, sot, tekniku Ten Hag zhvilloi një konferencë për shtyp në kuadër të përballjes ndaj Tottenham, nga ku fillimisht foli për mungesat e mëdha që “djajtë” kanë ndaj “londinezëve”.

“Disa lojtarë si Lisandro Martinez dhe Varane nuk do të jenë të disponueshëm. Ne duhet të shohim se si po kalon Bruno Fernandes, i cili është ende në pikëpyetje. Në shumicën e rasteve lojtarët qëndrojnë jashtë si një masë paraprake, por ai duhet të stabilizohet.

Nesër do të vijë shpejt, do të shohim se çfarë mund të bëjmë. Për pjesën tjetër, të gjithë janë mjaft mirë”,- u shpreh tekniku hollandez.

Më tej “numri 1” i pankinës së “djajve”, nuk la pa përmendur as “bomberin” e Tottenham, Harry Kane, për të cilin nuk munguan as “elozhet”.

“Ai është inteligjent dhe ndikimi i tij në lojën e tyre është mjaft i qartë.

Ne kemi një plan, do të duhet të mbrohemi si ekip. Është e qartë se ata patën një humbje të keqe, padyshim që ata janë të zemëruar dhe kjo mund të jetë karburant për ta.

Por një kundërshtar nuk mund të jetë kurrë më i uritur se ne.

Kështu duhet të përgatitemi për lojën dhe të sigurohemi që të shkojmë përpara, të jemi dominues dhe të diktojmë lojën. Ne duam të fitojmë çdo lojë, nuk ka rëndësi kundër kujt do të luajmë”,- tha Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat