Firmino dhe Aubameyang drejt Barcelonës

Futboll

Firmino dhe Aubameyang drejt Barcelonës

Më: 26 prill 2023 Në ora: 14:58
Firmino e Aubameyang

Sulmuesi brazilian i Liverpoolit, Roberto Firmino vazhdon të ndiqet nga gjiganti katalonas, Barcelona.

Sipas medieve iberike, ‘blaugranat’ nuk kanë hequr dorë nga braziliani, i cili po luan sezonin e tij të fundit në ‘Anfield’.

Firmino nga Barcelona shihet lojtar ideal për sulmuesin e skuadrës së Xavi Hernandez.

Por, opsion për sulmuesin e katalonasve është edhe Pierre-Emerick Aubameyang i Chelsea-s, i cili nuk po gjen minutazh në skuadrën e Frank Lampardit, dhe e ardhmja e sulmuesit nga Gaboni thuhet se do të jetë larg Londrës.

Rikthimi i Aubameyang në ‘Camp Nou’ është alternative e mundshme, madje, Xavi mësohet se është duke e menduar transferimin e dy veteranëve gjatë kësaj verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat