Mbushet stadiumi për Inter - Juventus

Futboll

Mbushet stadiumi për Inter - Juventus

Më: 26 prill 2023 Në ora: 18:07
Mbushet stadiumi për Inter - Juventus

Interi regjistron rekord të ardhurash për ndeshjen ndaj Juventusit.

Klubi zikaltër ka shitur të gjithë biletat në dispozicion për sfidën ndaj bardhezinjve, që do të luhet mbrëmjen e sotme në “San Siro”, me objektiv kualifikimin në finale.

Plot 75 mijë tifozë do të mbushin shkallët e stadiumit mitik, shifër që tejkalon atë të derbit ndaj Milanit sezonin e kaluar, edhe atëherë në gjysmëfinale.

Vlen të theksohet se klubi zikaltër ka raportuar rreth 5 milionë euro të ardhura nga shitja e biletave për ndeshjen ndaj Juventusit, një shifër kjo rekord për një ndeshje të Kupës së Italisë.

E nëse në tribunë spektakli është i garantuar, tashmë u takon skuadrave në fushë, që të bëjnë më të mirën, për të ofruar një 90-minutësh ashtu siç i ka hije derbit të Italisë.

Inter-Juventus do të startojë në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat