Inzaghi: Kanë mbetur edhe 10 sfida

Futboll

Inzaghi: Kanë mbetur edhe 10 sfida

Më: 27 prill 2023 Në ora: 11:25
Inzaghi

Simone Inzagi shijon fitoren 1-0 ndaj Juventusit, e cila i lejon Interit të tij të kthehet për të luajtur për Kupën e Italisë, në finalen e 24 majit.

“Ishte një mbrëmje e bukur, korrekte, me dy skuadra që bënë një lojë intensive.

Është e qartë se ne e merituam finalen në dy ndeshjet dhe jemi shumë të lumtur, donim të ktheheshim në Romë me çdo kusht.

Tani na kanë mbetur edhe 10 ndeshje, por le të shpresojmë që të ketë edhe një tjetër (referenca është qartazi për Champions-in, finalen e Stambollit).

Ndërkohë, le ta shijojmë mbrëmjen.

Urime të gjithëve sepse të luash me këtë ritëm nuk është kurrë e lehtë ,” ishin fjalët e trajnerit zikaltër për ‘SportMediaset’.

Më pas, Inzagi foli në mënyrë më të detajuar për ndeshjen dhe paraqitjen e ekipit të tij.

“Djemtë ishin shumë mirë, nuk humbëm asnjë metër ndaj lojtarëve kundërshtarë të cilësisë së lartë. Kemi qëndruar gjithmonë kompaktë dhe të bashkuar, duke alternuar momente në të cilat u përkulëm mirë.

Açerbi? Ai po na jep shumë. Me pak përpjekje, por klubi më kënaqi verën e kaluar.

Ai është një lojtar me shumë cilësi brenda dhe jashtë fushës. Lautaro dhe Barella janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm, me cilësi të larta teknike dhe fizike, por do të ishte e thjeshtë të flasim vetëm për ta.

Për momentin, përveç Skriniar, i kam të gjithë në dispozicion dhe kjo është e rëndësishme, duke pasur parasysh që kam berë pa lojtarë të rëndësishëm si Lukaku dhe Brozovic,” tha Inzagi.

Së fundi një batutë për urimin fillestar me Maks Allegrin.

“I thamë mirupafshim njëri-tjetrit.

Ka kaq shumë respekt mes nesh, jemi përballur shumë herë ndër vite.

Ai më komplimentoi që kalova në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve,” tha mes tjerash Simone Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat