Ish-i i Tottenhamit: Pochettino nuk do të funksionojë te Chelsea

Futboll

Ish-i i Tottenhamit: Pochettino nuk do të funksionojë te Chelsea

Më: 27 prill 2023 Në ora: 11:35
Pochettino

Jamie O’Hara, ish-futbollist i Tottenhamit, nuk beson se Mauricio Pochettino do të ketë sukses te Chelsea, nëse konfirmohet kalimi i argjentinasit te stoli i bluve.

“Pochettino do të kthehet, por nuk do të funksionojë. Ai u bë trajner për Tottenhamin”, deklaroi O’Hara për radio “talkSPORT’, duke lëshuar kritika për Daniel Levy, presidentin e “Spurs”-ave.

“Pochettino thjesht nuk kthehet te Tottenhami sepse Daniel Levy është një idiot. Ata u përplasën kur ai u largua”, vazhdoi O”Hara duke qenë i bindur se tifozët e Chelsea-t do të kthehen kundër Pochettinos:

“Është faji i Levy-t. Pochettino nuk do të jetë i suksesshëm te Chelsea sepse vjen nga “Spurs”-at. Nuk do të funksionojë.

Tifozët nuk do ta mbështesin atë. Kur ai të ketë disa rezultate të këqija, tifozët do të kthehen kundër tij. Nuk do të funksionojë, po jua them”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat