Ofendoi Mourinhon, arbitri italian rrezikon dënimin e rëndë

Futboll

Ofendoi Mourinhon, arbitri italian rrezikon dënimin e rëndë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 11:37
Mourinhon - majtas

Pas njoftimit për mbylljen e hetimeve të njoftuar në fillim të marsit, mbërriti edhe referimi për gjykim për Marco Serran.

Arbitri i katërt, që debatoi me José Mourinhon gjatë ndeshjes, Cremonese-Roma, akuzohet për sjellje “të papërshtatshme, abuzive dhe madje ofenduese”.

Fjalia inkriminuese e shqiptuar nga Marco Serra është ajo e njohur prej disa kohësh: “Të gjithë po ta fusin. Shko në shtëpi, shko në shtëpi”.

Këto janë fjalët që gjyqtari i katër i thotë portugezit, i pezulluar dy ndeshje në ngjarjet e Cremonas.

Marco Serra rrezikon më e pakta të mos i ngarkohen ndeshje të elitës së futbollit italian, por nuk përjashtohet mundësia që ai të nxirret përfundimisht nga sistemi (të përjashtohet).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat