Sedloski kënaqet me Vllazninë

Futboll

Sedloski kënaqet me Vllazninë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 12:04
Sedloski

Kanë përfunduar dy përballjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Tirana ka arritur të hedhë një hap të sigurt drejt kualifikimit. Bardheblutë kanë mundur Teutën me rezultatin e thellë 3-0, duke shkuar më të qetë në ndeshjen e kthimit.

Në krahun tjetër, Vllaznia merr një barazim në sekondat e fundit kundër Engatias. Skuadrat u ndanë në baraspeshë 1-1, duke e lënë kështu kualifikimin pezull për në përballjen tjetër mes tyre. Pas përfundimit të ndeshjeve.

Sedloski (Vllaznia), tha: “Një ndeshje kërkuese. E luajtur me korrektësi nga të dy ekipet. Duhet të ndalojmë atë që çdo kundërshtar ne na e realizon, kundërsulmin.

Ndoshta ishte dashur të shënonim më herët. Por edhe me rezultatin 1-0, Egnatia kishte një shans dhe mund ta dyfishonte rezultatin. Kam ardhur këtu për të luajtur një futboll sulmues. Nuk është e lehtë t’ja injektoj lojtarëve këtë ide.

Nuk kam ndonjë kritikë për lojtarët e mi, përveç gabimeve në pasime. Ne e dimë që të dielën në pret ndeshja e radhës me të njëjtin kundërshtar. Duhet të përgatitemi mirë dhe ta presim këtë ndeshje ashtu siç dëshirojmë.

Nuk mund të kem ndonjë ankesë përkundrejt lojtarëve. E kam thënë edhe një herë që çdo ndeshje për ne është finale.

Për momentin jam i kënaqur. Nuk është e lehtë që të arrish menjëherë atë që kërkon.

Lojtarët janë të mirë dhe ata japin gjithçka nga vetja, si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Sigurisht që rezultati ka për të ardhur.

Do të vazhdoj të aplikoj të njëjtin futboll si tani. Ky është stili im“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat