“AS”: Luka Modriç merr vendimin për të ardhmen

Futboll

“AS”: Luka Modriç merr vendimin për të ardhmen

Më: 27 prill 2023 Në ora: 13:32
Luka Modriç

Mesfushori kroat Luka Modriç ka vendosur të qëndrojë te skuadra e Real Madrid edhe për një sezon.

Lajmin e konfirmoi e përditshmja spanjolle “AS”, sipas së cilës 37-vjeçari, fitues i Topit të Artë, ka refuzuar një ofertë të majme që ka ardhur nga Arabia Saudite.

Modriç do të ulet në bisedime me klubin madrilen për të rinovuar edhe një vit kontratën, duke shprehur kështu mirënjohjen e tij për skuadrën “Los Blancos”, me të cilën ka fituar gjithçka në karrierë. Kontrata e Modriç me Real Madrid skadon në fund të këtij sezoni.

Për kroatin e ardhmja ishte në dilemë, por klubi ka vendosur ta mbajë edhe një vit, pasi kjo ka qenë edhe kërkesa e trajnerit Karlo Ançelotti. Ofertat në adresë të mesfushorit kanë qenë të shumta, sidomos nga Arabia e Amerikë, por ai ka vendosur të luajë sërish në “Bernabeu”.

Lojtari i kishte shprehur besnikëri Real Madrid, duke thënë se nuk do të luante me ekip tjetër dhe kjo marrëveshje e re e konfirmon këtë gjë. Pavarësisht moshës Modriç mbetet një element i rëndësishëm te skuadra “merengues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat