Arteta nuk dorëzohet

Futboll

Arteta nuk dorëzohet

Më: 27 prill 2023 Në ora: 13:34
Arsenali

Mikel Arteta është shfaqur shumë i mërzitur para mediave pasi humbi duelin e rëndësishëm për kampionatin ndaj Manchester Cityt. Tani “Topçinjtë” janë të detyruar të fitojnë të gjitha ndeshjet dhe të shpresojnë që rivali i tyre të gabojë.

“Skuadra më e mirë e fitoi ndeshjen. Ata ishin ndoshta në nivelin e tyre më të mirë në pjesën e parë dhe ne nuk ishim në nivelin tonë.

Statistikat në fillim të sezonit tregonin se ne do të përfundonim në vendin e gjashtë apo të shtatë dhe ja ku jemi.

Kanë mbetur edhe pesë ndeshje për të përfunduar. Unë kam 22 vjet në këtë vend dhe gjërat ndryshojnë shumë. Ata janë një ekip i jashtëzakonshëm, por ne jemi gjithashtu një ekip i jashtëzakonshëm.

Frikë? Nuk mendoj se lojtarët u trembën, por mënyra se si e nisëm lojën, u futëm në telashe në shumë situata.

Kur kjo ndodhi, ne nuk mund ta merrnim ndeshjen ashtu siç donim.

Kalendari? Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Sigurisht që duhet të mbështesim lojtarët sepse ata vuajtën ndaj City-it.

Ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi bërë deri tani aq mirë dhe të fillojmë të fitojmë”, deklaroi Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat