Inzaghi “armiku” numër një i Juventusit

Futboll

Inzaghi “armiku” numër një i Juventusit

Më: 27 prill 2023 Në ora: 13:47
Inzaghi

Inzaghi “armiku” numër një i Juventusit!

Inzaghi po merr gjithnjë e më shumë tiparet e armikut publik numër një për Juvenutsin.

Për të pestën herë radhazi, në turne me eliminim direkt, trajneri aktual i Interit ka epërsinë ndaj “Zonjës së Vjetër, duke e eliminuar në Superkupat e vitit 2017, 2019 dhe 2022, ndërsa e ka eliminuar edhe nga dy edicionet e fundit të Kupës së Italisë.

Mbrëmjen e djeshme, Inzaghi bëri të njëjtën gjë duke mposhtur me Interin e tij Juventusin me shifrat 1-0, duke e eliminuar kështu nga Kupa e Italsië dhe zikaltërit prekin finalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat