Bellingham dëshiron të transferohet te Real Madrid

Futboll

Bellingham dëshiron të transferohet te Real Madrid

Më: 27 prill 2023 Në ora: 15:55
Bellingham

Kthesë e re në “telenovelën” e së ardhmes së Jude Bellingham.

Nëse pak ditë më parë dukej se lojtari kishte zgjedhur Liverpoolin si destinacionin e tij të ardhshëm, tani zgjedhja e tij duket se është Real Madrid.

Kështu deklaroi Harry Redknapp, ish-trajneri i Birmingham, i cili theksoi se këtë vendim ia kishte komunikuar një burim pranë lojtarit të Borussia Dortmund.

“Kam dëgjuar nga një burim shumë i afërt me Jude Bellingham se ai dëshiron të shkojë te Real Madrid”,-tha Harry Redknapp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat