Dy milionë për finalen, por trofeu vlen 10 milionë euro

Futboll

Dy milionë për finalen, por trofeu vlen 10 milionë euro

Më: 27 prill 2023 Në ora: 20:14
Kupa

Jo vetëm objektiv sportiv, por edhe ekonomik. Kupa e Italisë është një mundësi e shkëlqyer për të rimbushur arkat e klubeve, prej vitesh të detyruara të kenë buxhete të kufizuara.

Mbërritja deri në finale do të thotë të fitosh të paktën 8 milionë euro, duke marrë parasysh çdo aspekt, të cilave do t’u shtohet edhe hyrja në Superkupën e radhës, atë të Arabisë Saudite me formatin e ri me katër skuadra.

Kushdo që do ngrejë trofeun në qiellin e “Olimpico”-s do të fitojë 4.5 milionë euro, të cilave do t’u shtohen edhe 2 milionë eurot që do të marrë secila prej finalisteve.

Jo vetëm kaq, pasi 2 milionë euro për secilën prej finalistëve do të vijnë edhe nga biletat e stadiumit (45% e totalit shkon për secilin nga dy klubet).

Për më tepër, dy skuadrat protagoniste do të bëhen menjëherë pjesë e formatit të ri të Superkupës, të cilave mund t’u shtohen 4 milionë euro të tjera. Interi ka edhe një motiv shtesë për të luftuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat