Arrestohet “i forti” i Milanos

Futboll

Arrestohet “i forti” i Milanos

Më: 27 prill 2023 Në ora: 21:13
Foto ilustruese

Nazareno Kalajo, një nga personazhet më të njohur të krimit në Milano, me nofkën “i forti i Barona”, ka përfunduar në pranga.

Një aksion policor ka çuar në pranga personazhin i cili është shumë i njohur edhe për lidhjet që ka me grupet e tifozerisë së organizuar të Interit dhe Milanit.

Mes përgjimeve të shumta ambientale apo të telefonatave të tij dhe bashkëpunëtorëve, zbulohet se personazhi i njohur i lagjes Barona në Milano, ishte një nga emrat që bënin ligjin në trafikun e drogës në kryeqendrën e Lombardisë, por edhe me kërcënime për vrasjen e kapoultrasve.

Në marsin e vitit 2022, flitet për kapoultrasin e Interit, Vitorio Baioki, i cili u vra 7 muaj më vonë. “Do shkoj në “San Siro” dhe do ia këpus kokën në sytë e të gjithëve. E sekuestrojmë, i bëjmë anestezi, e çojmë në fushë dhe e groposim. Më dënojnë me burg për gjithë jetën, por nuk do të ndodhë asgjë…”, tha ai në një përgjim. Por këto fjalë, nuk shihen se kanë lidhje direkte me vrasjen e kapoultrasit të Interit.

Ndërkohë, sa u përket kapoultrasve të Milanit, Kalajo përmend Luka Luçi dhe Xhankarlo Lombardi, me të cilët kishte përplasje për “menaxhimin e tribunave”, që do të thotë shpërndarjen e biletave. Ai flet me nipin e tij, i cili më pas i thotë “ne nuk kemi marrë kurrë një euro nga tribunat”.

Kalajo insiston më vonë: ”Unë të them të vërtetën, nëse dikush duhet të marrë një fytyrës nga ky Kataldo (krahu i djathtë i Luçit), unë shkoj dhe i qëlloj më parë Lombardit, e pastaj katalados”.

Nipi i tij ofrohet si vullnetar për të kryer vrasjen. “Më jep adresën dhe e bëj unë. Vendos kaskën dhe e heq Kataladon. Me një motor të vjedhur i qëlloj në fytyrë”, shpjegoi ai mënyrën se si do të realizonte vrasjen e kapoultrasit të Milanit nëse nuk i bindej urdhrave të “të fortit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat