Gabriel shpreson te titulli

Futboll

Gabriel shpreson te titulli

Më: 27 prill 2023 Në ora: 22:04
Gabriel

Arsenal u “poshtërua” mbrëmjen e djeshme në “Etihad Stadium” nga “qytetarët” e Manchester City, me rezultatin e thellë 4:1, mirëpo humbja duket se ka motivuar edhe më shumë lojtarët për pjesën e mbetur të sezonit.

Me anë të një postimi, në rrjetin social “Instagram”, një nga “shtylla” e mbrojtjes së djemve të Mikel Artetas, Gabriel Magalhaes ësthë shprehur se “topçinjtë” nuk do të dorëzohen dhe për hir të tifozëve do të bëjnë çmos për të rikuperuar pikët e humbura ndaj “qytetarëve”.

“Unë e dua këtë klub, këtë ekip, ndihem si në shtëpinë time. Dhe këtu dua të fitoj dhe të arrij objektivat e mia.

Nuk do të dorëzohemi, do të luftojmë dhe do ta mbrojmë fanellën e Arsenalit deri në fund.

Në arenën e fitores do të ketë gjithmonë një vend për luftëtarët që nuk dorëzohen kurrë pas një rënieje”,- thuhet në postimin e plotë të brazilianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat