Katër gola në Londër, Manchester Utd del i pamposhtur 

Futboll

Katër gola në Londër, Manchester Utd del i pamposhtur 

Nga: K. Goca Më: 27 prill 2023 Në ora: 23:07
Manchester Utd

Tottenham ka minimizuar dukshëm gjasat për vend të katërt me barazimin e sotëm me rezultat 2:2 me Manchester Utd, në takimin e javës së 33-të në Premier League në futboll. 

Ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit në stadiumi e  Tottenhamit në Londër, por Manchester Utd doli i pamposhtur.

Për Manchester Utd është pikë e madhe dhe pothuajse edhe vendimtare për një vend në edicionin e ri të Champions League, ani se ka edhe pesë ndeshje deri në fund. 

Nuk duhet harruar se Manchester Utd ka edhe dy ndeshje me pak të luajtura.

Për Tottenhamin shënuan Porro (56'), Son Heung-Min (79') dhe për Manchester Utd realizuan Sancho (7') e Rashford (44').

Duhet theksuar se në minutën e 57-të, Bruno Fernandes ka qenë i pafat, goditja e tij ndalet nga shtylla.

Arsenali kryeson me 75 pikë, pasojnë Manchester City 73 (2 ndeshje më pak), Newcastle 62. Manchester Utd 60 (2 ndeshje më pak), Tottenham 54, Aston Villa 54, Liverpooli 53 pikë ((1 ndeshje më pak) etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat