Chelsea merr vendimin për trajnerin

Futboll

Chelsea merr vendimin për trajnerin

Më: 28 prill 2023 Në ora: 11:06
Frenk Lampard

Rekordi i nisjes së karrierës së dytë të Frenk Lampardit në stolin e Chelseat është një horror i vërtetë.

Tekniku provizor, që duhet ta dërgojë skuadrën deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Graham Poterit, i ka humbur të pesta ndeshjet e para në stol, ndërsa blutë e Londrës renditen në gjysmën e poshtme të klasifikimit.

Pas humbjes 2-0 me Brentfordin, statistikat e 44-vjeçarit si trajner flasin për vetëm 1 fitore në 19 ndeshjet e tij të fundit si trajner.

Ai ka humbur secilën prej 9 ndeshjeve të fundit, e cila përfshin edhe fundin e karrierës së tij në stolin e Evertonit, ndërsa ai u shkarkua nga “Goodison Park” me skuadrën nga Liverpuli, që i shpëtonte vendit të fundit në klasifikim vetëm falë golavarazhit.

Për më tepër, në 23 ndeshjet e tij në stol këtë sezon në Premier Ligë, ai ka regjistruar vetëm tri fitore.

Këtë sezon përqindja e tij e fitoreve është vetëm 13%.

Por ai do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit, për t’i lënë më pas vendin Mauricio Poçetinos. Pas humbjes me Brentfordin, tifozët në “Stamford Bridge” vërshëllyen skuadrën, ndërsa Lampard i mbrojti futbollistët e tij: “Unë nuk do të ulem këtu dhe ankohem për lojtarët.

Përkundrazi, jam i kënaqur prej tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat