Morata pasues i Ibrës të Milani?

Futboll

Morata pasues i Ibrës të Milani?

Më: 28 prill 2023 Në ora: 11:48
Morata

Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata, është shfaqur objektiv i mundshëm për AC Milan, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Kuqezinjtë, të cilët janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, janë të etur për të blerë një super sulmues gjatë kësaj verë.

‘Rossonerët’ nuk janë të sigurt për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovçit, dhe përvoja e mëhershme e Morata-s tek Juventusi, e bën spanjollin opsion të mundshëm për të veshur fanellën e Milanit sezonin e ardhshëm.

30-vjeçari këtë sezon të garave, ka zhvilluar 31 ndeshje me skuadrën e Diego Simones, ku ka shënuar 11 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat