Bale drejt rikthimit në fushë

Futboll

Bale drejt rikthimit në fushë

Më: 28 prill 2023 Në ora: 12:41
Bale drejt rikthimit në fushë

Rajan Rejnolds dhe Rob MekElheni, dy yjet e njohur të Hollivudit kanë bërë mrekulli me ekipin e tyre të Reksham në Ligën e Pestë angleze, duke arritur që ta ngjisin atë në të katërtën e cila është njëkohsisht liga e parë profesioniste.

Dëshira e madhe e dyshes së Hollivudit është rikthimi i Gareth Bale fushën e futbollit.

Drejtuesit e klubit kërkojnë që ish-sulmuesi uellsian të tërheqë edhe një herë vendimin për lënien e futbollit, pasi duan që ta kenë në skuadrën e tyre.

Së fundmi, Rob MekElheni ka publikuar një foto të Bejl me fanellën e Reksham.

“Po nëse”, ishte mbishkrimi që përshkruante foton e Bejlit. Vetëm pak ditë më parë, ata i bënë një tjetër ftesë uellsianit e tashmë pritet të shihet vendimi i këtij të fundit që u tërhoq nga futbolli i luajtur menjëherë pas Kupës së Botës.

Dyshja e Hollivudit ia doli të rikthente në fushë portierin Ben Foster dhe tani kërkojnë ish-yllin e Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat