​Klopp thotë se ky sezon i Liverpoolit do të mbahet mend vetëm për një ndeshje

Futboll

​Klopp thotë se ky sezon i Liverpoolit do të mbahet mend vetëm për një ndeshje

Më: 28 prill 2023 Në ora: 12:43
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka fajësuar mungesën e vazhdimësisë së skuadrës së tij këtë sezon, dhe e pranoi se ky sezon do të mbahet në mend vetëm për fitoren 7:0 ndaj Manchester United.

Pavarësisht se ka fituar tre ndeshjet e fundit, duke përfshirë këtu edhe fitoren 6:1 kundër Leeds javën e kaluar, Liverpooli padyshim ka pasur një sezon dëshpërues, ku po lufton për tu kualifikuar në garat evropiane.

Një fitore kundër Tottenhamit të dielën do ta shihte Liverpoolin të ngjitej në vendin e pestë, por forma tejet e dobët më herët këtë vit i ka kushtuar me garën për titullin e Premier Ligës.

“Për një periudhë të gjatë ishte tejet mirë. Çfarë na mungoi këtë vit ishte vazhdimësia. Kjo duhet të ndryshojë dhe jemi duke punuar për këtë gjë. Ky ishte një sezon që shumë gjëra ishin të vështira për shumë skuadra. Nuk është mirë për ne, por hap dyer për skuadra të tjera. Gabimet e vogla gjatë një sezoni kanë një ndikim të madh”, tha Klopp.

Kur u pyet nëse forma aktuale tregon se Liverpooli është rikthyer në vazhdimësinë e sezoneve të kaluara, Klopp tha se është shumë herët për të thënë.

Ai shtoi se ky sezon mund të mbahet mend vetëm për shkatërrimin 7:0 të Liverpoolit ndaj rivalit të përbetuar, Manchester United në “Anfield Road” në muajin mars. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat