Juventusi parashikon rënien në Serie B

Futboll

Juventusi parashikon rënien në Serie B

Më: 28 prill 2023 Në ora: 13:54
Juventusi parashikon rënien në Serie B

Juventusi ka nisur përgatitjet për sezonin 2023-2024 dhe si fillim, bardhezinjtë do të bëjnë abonimet për tifozët që duan të ndjekin të gjitha ndeshjet në stadium. Por, një detaj në njoftimin që Juventusi u ka bërë tifozëve, ka marrë jo pak vëmendje.

Për sa i përket abonimeve Premium, bardhezinjtë kanë menduar që të rimbursojnë tifozët në çdo rrethanë.

Kështu, nëse Juventusi zhgënjen dhe nuk shkon në Kupat e Europës, do të bëhet një ulje çmimi në 15%, ndërkohë që nëse Juventusi bie në Serinë B, atëherë ulja e çmimit do të jetë 30%.

“Parapagesa do të bëhet në vlerën 85% dhe në rast se arrijmë të kualifikohemi në njërin nga kompeticionet Europiane, atëherë duhet që deri në datën 30 qershor të bëhet edhe pjesa tjetër e pagesës.

Rimbursim i 30% të biletës në rast të rënies në Serinë B”, shkruhet në emailin që klubi i ka dërguar tifozëve të Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat